Sport

Ky është lojtari i parë që pritet të largohet nga Ac Milan

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 22 November 2019

Mbrojtësi i majtë zviceran, Ricardo Rodriguez duket se po kalon javët e fundit me fanellën e Milanit, pasi do të provojë transferimin në një tjetër skuadër gjatë merkatos së janarit.

Rodriguez ka luajtur vetëm 4 takime këtë sezon dhe është lënë në stol nga mbrojtësi Theo Hernandez, ndërsa sot në zyrat e Milanit ka mbërritur edhe menaxheri i tij, që ka diskutuar me drejtuesit e klubit.

Vetë mbrojtësi nuk është i kënaqur me hapësirat që ka pasur këtë sezon dhe po kërkon të largohet, duke qenë se ka oferta nga klube të Bundesligës dhe Zvicrës, ndërsa Milani do të ishte gati të hiqte dorë për një shifër simbolike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera