Auto&Tech

Ky është Lincoln Navigator më i shtrenjti e super luksoz

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 21 June 2017

Lincoln ka prezantuar gjatë këtij viti modelin Navigator të ri, i cili tashmë ka dalë në treg si SUV luksoz, transmeton koha.net.

Modeli më i shtrenjtë që ofrohet nga kjo kompani është modeli familjar i cili kushton 94 mijë euro.

Çmimi i Navigator fillon nga 67 mijë euro për modelin standard. Modeli tjetër i quajtur “The Select” kushton 70 mijë euro, ndërsa modeli “Reserve” kushton 74 mijë euro.

-Advertisement-

Modeli “Black Label” kushton 94 mijë euro pasi ka tiparet më luksoze të kësaj kompanie, me gjëra të bëra nga druri origjinal, sistemin e kamerës 360 shkallësh, teknologjinë për vozitje më të mirë, 20 autoparlante e navigacion.

Lincoln Navigator Black Label ofrohet me tre ngjyra për t’u zgjedhur, atë të bardhë, të kuqe dhe të kaltër të mbyllët.

Motorin e ka 3.5 litërsh biturbo V6 i cili prodhon 450 kuaj fuqi ndërsa ka 10 marshe automatike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera