Lajme

Ky është ligji që le pa punë 4 mijë kosovar

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 25 March 2019

Shoqata e Lojërave të Fatit i kanë dërguar ministrave të Qeverisë së Kosovës, një kërkesë prej 19 faqesh,  një ditë para se të votohet ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë.

Ndër të tjera në këtë kërkesë thuhet se ky ligj le pa punë rreth 4 mijë kosovar, që sipas tyre deri më tani paguheshin minimumi 400 euro.

“4 mijë familje do të mbesin pa një pagë të mujore prej 400 mijë euro, do të rriten statistikat e papunësisë dhe do të shtohen rastet sociale” thuhet në kërkesën e Shoqatës së Lojërave të Fatit.

-Advertisement-

Të martën Qeveria e Kosovës në rend dite ka shfuqizimin e ligjit ekzistues dhe ndalimin e lojërave të fatit, shkruan gazeta inFokus.

Shoqata ka renditur disa arsye përse këto lloje të bizneseve nuk duhet të mbyllen.

Sipas tyre, kontrollimi, mirëmbajtja dhe mbikëqyrja nga ana e vetë shtetit ndaj lojërave të fatit kontribuon në zhvillimin shoqëror.

Shoqata tërheq vërejtjen se në disa vende të rajonit dhe botës, tentimi për t’i mbyllur dhe larguar nga tregu i punës i të gjitha lojërave të fatit pa ndonjë analizë të mirëfilltë, ka rezultuar me pasoja të mëdha në aspektin ekonomik dhe shoqëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera