Lajme

Ky është kuzhinieri i dy tërmeteve në kohë të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 03 December 2019

Haruni është kuzhinieri që ka shërbyer në dy tërmete në atë të 79-tës dhe në këtë të datës 26 nëntor.

Në tërmetin e vitit 1979 ai ka shërbyer në Lezhë dhe nga një muaj që e kishte detyrë, ka shërbyer 6 muaj vullnetarisht.

“Shkova në 79-tën se ka nevojë për kuzhinier dhe me caktuan në Lezhë, i shërbenim të pastrehëve dhe pas 10 ditësh ne na bënë lokal dhe ne e kishim detyrimin që të gatuanim për një muaj ne qëndruam për rreth 6 muaj vullnetarisht.

-Advertisement-

Dëmet e 79 ishin shumë të madha, kishte shume tjegulla të rënda dhe shtëpi të rrënuara. Tani kam gatuar për personat e prekura nga tërmeti”, tha ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera