Lajme

Ky është kushti i vetëm i LDK-së për marrëveshje me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 28 January 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kusht për të arritur marrëveshje me Lëvizjen vetëvendosje për bashkëqeverisje. Glauk Konjufca të jap dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe në vend të tij të jetë Vjosa Osmani.

Kështu i kanë thënë gazetës inFokus zyrtarë të lartë të partive politike që po negociojnë tash e tre muaj për të ndarë pushtetin.

Sipas këtij burimi, LDK nuk do të pajtohet me asnjë ofertë të re të VV-së për shtim të numrit të ministrive derisa nuk e marrin postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Madje për këtë pozitë të vetmin emër që kanë aktualisht është Vjosa Osmani, të cilës Vetëvendosje ia kishte përmendur para zgjedhjeve, shkruan gazeta inFokus.

Madje nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një rast pati thënë se Vjosa Osmani është e denjë për kryetare të Kuvendit.

Konjufca pati pohuar se e vlerëson figurën e Osmanit, por në bazë të kualifikimit të saj pozita e saj do të ishte mirë kryetare e Kuvendit.

Kjo edhe duket se është arsyeja shtesë për çfarë edhe po vazhdojnë përplasjet për kryeparlamentarin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera