Lajme

Ky është kushti bullgar për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 03 May 2017

Deputeti socialist dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin, është shprehur se do të mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, vetëm se ka një kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Sipas tij, do të mund të mbështetet Maqedonia për në BE vetëm nëse e pranon marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë me Bullgarinë. Vigenin ka thënë se në Maqedoni sheh përplasje të dy vegimeve për vendin, proevropiane dhe nacionaliste.

Deputeti bullgar thotë se vendi i tij mund të jetë shumë i frytshëm për Maqedoninë, kur të kihet parasysh presidenca bullgare në BE./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera