Lajme

Ky është kushti i AKR-së për të bërë koalicion parazgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 12 May 2017

Të gjitha partitë po duan qe të bëjnë koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re, të Behgjet Pacollit.

Por, ky subjekt ka një kusht.

‘Indeksonline’, mëson se qëndrimi përfundimtar i këtij subjekti për të pranuar ofertat e partive është që kandidat për kryeministër të jetë, Behgjet Pacolli.

-Advertisement-

“Kemi oferta nga të gjitha partitë, por kushti ynë kryesor është qe kandidati për kryeministër të jetë Behgjet Pacolli. Jemi në pritje të përgjigjeve nga partitë tjera”, ka thënë një burim brenda AKR-së.

Nëse asnjë nga partitë nuk e pranon kandidaturën e Pacollit për kryeministër, atëhere gjasat  janë të mëdha qe AKR të konkurroj e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Partitë politike kanë kohë edhe një javë qe të zyrtarizojnë koalicionet parazgjedhore dhe listat me kandidatë për deputetë./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera