Lajme

Ky është kryetari më miqësor i Romëve dhe Ashkalive në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 14 October 2019

Bashkimi Evropian dhe shoqëria civile nga Kosova, e zgjodhën kryetarin e komunës së Lipjanit njeriun më miqësor për komunitetet rom dhe ashkali në mbarë Kosovën.

Sipas një postimi në rrjetin social facebook nga nënkryetari i komunës së Lipjanit, Lulzim Qerimi gjatë ditës së sotme ka informuar se kryetari i komunës së Lipjanit , Imri Ahmeti ka fituar çmimin si “Kryetari më miqësor i Romëve dhe Ashkalinjëve në tërë Kosovën për vitin 2019”.

“Kryetari Imri Ahmeti do të udhëtojë në muajin nëntor në kryeqytetin e Evropës në Bruksel, për ta marrë këtë çmim ku do të jenë të pranishëm edhe kryetarët e komunave të gjashtë shtetëve të Ballkanit Përendimorë dhe Turqisë”, është shprehur Qerimi./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

 

Postimi i plotë

Imri Ahmeti zgjidhet fitues i çmimit “Kryetari më miqësor i Romëve dhe Ashkalinjëve në tërë Kosovën për vitin 2019”.

Sot pata nderin dhe kënaqësin që para bordit të drejtorëve ta njoftoj kryetarin Imri Ahmeti që është përzgjedhur fitues i këtij çmimi.

Kryetari Ahmeti dhe i gjithë stafi udhëheqës i komunës së Lipjanit janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe i angazhimit në përkrahjen e komuniteteve, e në veçanti kur bëhet fjalë për komunitetet rom dhe ashkali.

Do të jem përherë mirënjohës për hapsirën dhe përkrahjen e vazhdueshme që kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtorët kanë pasur ndaj meje si nënkryetar për komunitete.

Ky çmim ndahet nga Bashkimi Evropian dhe shoqëria civile nga Kosova, për kryetarin më miqësor për komunitetet rom dhe ashkali në mbarë Kosovën.

Kryetari Imri Ahmeti do të udhëtojë në muajin nëntor në kryeqytetin e Evropës në Bruksel, për ta marrë këtë çmim ku do të jenë të pranishëm edhe kryetarët e komunave të gjashtë shtetëve të Ballkanit Përendimorë dhe Turqisë.

Me respekt,

Lulzim Qerimi

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera