Lajme

Ky është kosovari që dyshohet se është therur me thikë në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 28 September 2023

Një 19-vjeçar nga Kosova nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc, raporton mediumi serb “Blic”.

Mediat serbe raportoi se dy persona nga Kosova janë sulmuar në një pikë kufitare mes Kroacisë e Serbisë më 26 shtator. Njëri prej tyre ka vdekur nga plagët që ka marrë.

Gazeta Express mëson nga burimet e saj se viktima është 19 vjeçar nga Kosova me inicialet Sh.M.

-Advertisement-

Siç ka raportuar më herët mediumi serb “Blic”, policia “është duke u kërkuar intensivisht” për autorët e krimit.

“Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, thotë një shofer kamioni nga Bosnja.

Ende nuk dihen detaje, por bëhet e ditur se këta dy të persona që janë sulmuar janë nga Kosova.

Ata kanë kaluar pikën kufitare “Batrovci” dhe janë nisur në këmbë në drejtim të fshatit. Njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë një grupi sulmuesish, të cilët, siç mësojmë jozyrtarisht, i kanë sulmuar këta dy persona ndoshta me thika. Një burrë (35) i cili ka arritur të shpëtojë ka vrapuar drejt kufirit dhe ka kërkuar ndihmë.

I riu ka marrë disa plagë me thikë në trup.

Burri që arriti të arratisej u transferua në stacionin policor në Shid, ku njohu një nga sulmuesit. Mediat serbe thonë se policia është në kërkim intensiv të një emigranti nga Afganistani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera