Lajme

Ky është komandanti i UÇK-së që mori ftesë nga specialja por që nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 11 December 2018

Remzi Shala është komandanti i radhës që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Por Shala përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese,shkruan gazeta inFokus.

“Unë Komandant (Molla e Kuqe) i togut te njesis speciale te shtabit te pergjithshem te UÇK-së kam pranuar ftesë nga gjykata speciale per tu dorezuar ne hag, deklaroj para gjithe popullit se nuk do te dorzohem dhe nuk do ti pergjigjem kesaj ftese.

-Advertisement-

Ata qe ma prunen kete ftes u deklaruan se jan polic te euleksit ndersa un ju kunderpergjigja nuk e njoh kete gjykat un jam Shqipetarë dhe jam krenar per luften qe kam bere andaj u beje thirrje te gjithe shokve te si kur kemi dhen besen per Atedhe dhe per flamur ashtu te jemi te nje bese mos ta njohim kete gjykat dhe mos te dorzohemi he Hag me respekt Komandant Molla e Kuqe” tha Shala.

Kryeministri Ramush Haradinaj, të martën, në një deklaratë për media ka thënë se luftëtarët e lirisë nuk kanë pse të frikësohen nga ftesat e tilla./ Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera