Lajme

Ky është koeficienti i propozuar për mësimdhënësit e profesorët universitar (Lista)

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 15 September 2022

Sot ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor

Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Për mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8, kurse për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët është propozuar koeficient 5.6.

-Advertisement-

Me koeficient 5.2 janë vlerësuar mësimdhënësit në institucionet parashkollore.

Sa i përket profesorëve, është propozuar që ata të rregullt të kenë koeficient 12.4, ata të asocuar koeficient 11.4, kurse me 10.4 janë vlerësuar profesorët asistent.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera