Lajme

Ky është kategorizimi i ri i komunave sipas rrezikshmërisë së përhapjes së virusit

Autori: Islam Morina 19:05 | 20 November 2020

Ministria e Shëndetësisë me anë një njoftimi ka bërë me dije se nga sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave, raporton Gazeta inFokus.

Sipas këtij kategorizimi në zonën e kuqe, zonë me rrezikshmëri të lartë, nga sonte janë 18 komuna.

“Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë janë 18 komuna:
Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica”, thotë njoftimi i MSH-së.

-Advertisement-

Në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezik të mesëm, bëjnë pjesë 14 komuna.

“Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zona janë 14 komuna:
Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj”, njofton MSH-ja.

Kurse në zonën e gjelbër, zonë kjo me rrezikshmëri të ulët, mbesin vetëm 6 komuna në vend.

“Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:
Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit”, ka njoftuar MSH-ja.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

🔴Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë janë 18 komuna:
Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

🟡Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zona janë 14 komuna:
Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

🟢Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:
Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera