Lajme

Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 17 June 2021

Burim Krasniqi është zgjedhur kandidat  për kryetar të Rahovecit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Në përputhje me Statutin e LDK-së, Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, z.Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua Kandidat për Kryetar të Komunës së Rahovecit. Kryesia e Degës gjithashtu iu dha besimin këshilltarëve aktual të LDK-së në Kuvendin Komunal që të kandidojnë prapë në konsultim me nëndegët e tyre përkatëse. Kandidatët e tjerë do të caktohen në konsultim me nëndegët”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera