Lajme

Ky është japonezi që dëshiron ta merr nënshtetësinë kosovare

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 04 December 2019

Më qindra kosovar gjatë viteve të fundit kanë hequr dorë nga nënshtetësia e tyre.

Mirëpo është dikush që dëshiron të ketë në dokumentet e identifikimit nënshtetësinë kosovare, ani pse ka lindur dhe është rritur në Japoni.

Bëhet fjalë për japonezin, Nakmura i cili ka aplikuar të marrë nënshtetësinë kosovare.

-Advertisement-

Natyralizimin e këtij japonezi  e ka bërë të ditur, trajneri i njohur, Driton Kuka,  përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Ekipit ju ka bashkangjit Japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024. Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadês në Tokio cakun kryesor”, ka shkruar Kuka.

Më poshtë Gazeta inFokus ju sjellë të plotë statusin e Driton Kukës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera