Lajme

Ky është i riu nga Ferizaj që lexon një libër brenda ditës

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 27 September 2021

Është vetëm 12 vjeçar, por pasioni i tij për të lexuar libra është shumë i madh, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Olti Qosaj nga komuna e Ferizajt, i cili gjatë pushimeve verore ka lexuar hiç me pak se 55 libra.

Aq shumë është i pasionuar pas librit, saqë një të tillë e lexon thuajse për çdo ditë.

-Advertisement-

Qosaj këtë të hënë dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tha se libri është një pasion i tij, por shtoi se kur të rritet dëshiron të bëhet një programues.

“Libri është i veçantë, janë me aventura, ku përmbajnë mesazhe dhe histori. Futem në botën e librit dhe nuk e shikoj se sa faqe ka libri. Kur përfundon them se autori ka harruar dhe diçka, të më shënojë dhe mua si personazh. Kur futem në botën e librit është sikur dëgjoj muzikë përmes kufjeve. Është një gjë shumë interesante“, tha 12-vjeçari, Olti Qosa.

Më poshtë keni intervistën e plotë te Olti Qosas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera