Fokus

Ky është i dyshuari për vrasjen në Malishevë, dyshohet se privoi nga jeta xhaxhain e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 28 April 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e familjes Berisha në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person për një konflikt pronësor dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij.Sinjali mëson se i dyshuari është B. Berisha, 38-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për Infokus zëdhënësi i Policisë, Gjakovë Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes” tha Elezaj.

-Advertisement-

Më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes.

Vrasja në Kijevë/ Dyshohet që nipi ka vrarë axhën për shkak të tokës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera