Lajme

Ky është homologu i Albin Kurtit i cili me bashkëshorten mori vaksinën AstraZeneca

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 30 March 2021

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, dhe bashkëshortja e tij, Maria Serenella Cappello, të martën e morën dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca-s kundër sëmundjes Covid-19, në kohën kur Italia po mundohet ta përshpejtojë fushatën e vaksinimit.

Italia ishte një nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që këtë muaj vendosën për ta pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s pas raportimeve për rreth 30 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut në tru te personat e vaksinuar.

Sidoqoftë, shumica e shteteve që e pezulluan vaksinën e ndryshuan vendimin dhe e vazhduan përdorimin e saj, pasi rregullatori evropian i ilaçeve tha se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe se të mirat e saj ua marrin anën efekteve të mundshme negative.

-Advertisement-

Kryeministri italian dhe bashkëshortja e tij, të dy 73 vjeç, e morën dozën e parë të vaksinës në një qendër të madhe vaksinimi që është vendosur në stacionin kryesor të trenit në Romë, njoftoi përmes një deklarate zyra e kryeministrit.

Sipas të dhënave më të reja, Italia, shtet me rreth 60 milionë banorë, ka vaksinuar plotësisht rreth 3 milionë e 40 mijë qytetarë, ndërsa 3.6 milionë të tjerë e kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës deri më tash.

Italia është duke vaksinuar rreth 250 mijë qytetarë në ditë, por kryeministri Draghi ka thënë se kjo shifër do të dyfishohet muajin e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera