Lajme

Ky është gjykatësi për lëndën ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 21 July 2021

Lënda ndaj ish-ministres së Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, të cilët po akuzohen për korrupsion, i është ndarë në punë gjykatësit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtarja për informim e gjykatës së lartpërmendur, Mirlinda Gashi.

“Kjo lëndë i është ndarë në punë gjykatësit Arben Hoti”, bëri të ditur Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera