Lajme

Ky është gjesti i rradhës për të cilin po akuzohet Donald Trump(foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 22 October 2019

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po akuzohet për kryerjen e një gjesti të turpshëm ndaj austronautes Jessica Meir, menjëherë pasi kjo e fundit e korrigjoi gjatë fjalës së tij.

Siç shihet në fotografi, Trump është fotografuar teksa tregon gishtin e mesëm mbi ballin e tij. Presidenti gabimisht u shpreh se Meir dhe kolegia, Christina Koch nga bordi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ishin gratë e para që po guxonin jashtë laboratorit rrethues të Tokës.

Ai kishte për qëllim t’i uronte ato, si skuadra e parë vetëm me gra, që doli nga ISS për të kryer një udhëtim në hapësirë.

-Advertisement-

Pikërisht këtu ndërhyu Meir e cila u shpreh:

“Nuk dëshirojmë të marrim më shumë merita se ç’na takojnë pasi ka patur edhe shumë anije kozmike të tjera, me gra astronaute brenda.”

Në këtë moment, si për ironi  të fatit, Trump u fotografua teksa ekspozonte gishtin e mesëm. Rastësi?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera