Lajme

Ky është fjalimi i Rugovës ku kërkonte pavarësinë e Kosovës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 17 February 2020

Në përvjetorët e Pavarësisë së Kosovës ai që kujtohet më së shumti është Ibrahim Rugova ai i cili edhe kërkoi që Kosova të ishte një shtet i pavarur.

Në një fjalim të tij ku para deputeteve të parlamentit Evropian kërkonte pavarësinë e Kosovës Rugova bëri që të gjithë të ngriheshin në këmbë.

“Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë”, thoshte ai në këtë fjalim.

-Advertisement-

Rugova e kërkonte pavarësinë e Kosovës sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të kthehej paqja dhe stabiliteti në rajon.

“Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë”, thotë ai në fjalimin e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera