Rozë

Ky është filmi i radhës që po bën namin në Netflix

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 12 January 2024

Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, “Oppenheimer” i regjisorit Christopher Nolan vazhdon të kryesojë top listën e filmave më të shikuar. Suksesi i këtij prodhimi kinematografik u mat edhe me një tjetër tregues, pesë çmimet e fituara në Golden Globes. Por, këto ditë ka dalë në skenë një tjetër film, që duket të jetë pretendent për Oscar: “Society of the Snow”.

“Society of the Snow”, nga regjisori spanjoll J.A. Bayona, është filmi i dytë më i shikuar në Netflix, duke lënë pas në renditje filma si “Maestro” dhe “May december”. “Society of snow” vjen pas “The Equalizer 3” për të dytën javë rresht në Netflix, që për momentin është “shtëpia” e vetme e transmetimit për këtë produksion.

A bazohet filmi në një histori të vërtetë? Po, filmi është frymëzuar në ngjarje reale!

-Advertisement-

Rrëzimi i avionit të Forcave Ajrore Uruguaiane në malet e Andeve ishte një tragjedi njerëzore, por që rrëmbeu edhe vëmendjen e regjisorëve për ta kthyer në një film. Avioni me destinacion nga Uruguai në kryeqytetin e Kilit u rrëzua në vitin 1972 dhe nga ky aksident ajror mbijetuan vetëm 32 persona, mes tyre sportistët e klubit të ragbit, “Old Christians”.

Lufta e tyre e përditshme për mbijetesë, pas 72 ditëve bllokim tregon sfidën për të mbijetuar mes borës, ortekëve dhe urisë. Në fund të të gjitha zhvillimeve, vetëm 16 individë mundën të mbijetojnë, përmes mënyrave të ndryshme.

1. “The equalizer 3”

2. “Society of the wnow”

3. “The Super Mario Bros. Movie”

4. “Those who wish me dead”

5. “Good grief”

6. “The Flintstones”

7. “Aquaman”

8. “John Wick”

9. “The croods”

10. “John Wick 2”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera