Lajme

Ky është ekipi i Albin Kurtit për dialogun me Serbinë – pjesë edhe Hashim Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 08 April 2020

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, i ka dërguar më 3 prill, të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtij i uroj detyrën e re dhe i shprehi gatishmërinë për të dialogun me Serbinë dhe një marrëveshje përfundimtare, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, jo që në të të përfshihen kufijtë.

-Advertisement-

E Kurti i ka dërguar edhe listën e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, ku Albin Kurti është udhëheqës i ekipit, e Hashim Thaçi anëtar, shkruan gazeta inFokus.

Ky është ekipi që Kurti i ka dërguar Lajçakut.

“Si Kryeministër, jam i obliguar sipas Kushtetutës që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator. Prandaj, plani im është që të krijoj një ekip gjithëpërfshirës dhe të balancuar në baza gjinore. Përbërja e ekipit do të jetë si në vijim:

  1. Albin Kurti – Kryeministër dhe Udhëheqës i ekipit negociator
  2. Hashim Thaçi – President, anëtar
  3. Vjosa Osmani – Kryetare e Kuvendit, anëtare
  4. Përfaqësuesi i LVV, anëtar
  5. Përfaqësuesi i LDK, anëtar
  6. Përfaqësuesi i PDK, anëtar
  7. Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar
  8. Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar
  9. Përfaqësuesi i Listës Serbe, anëtar
  10. Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar”, ka shkruar Kurti./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera