Ky është dokumenti me të cilin Surinami anulon njohjen e pavarësisë së “Kosovës e Metohisë”
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 31 October 2017
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq gjatë konferencës “urgjente” ku ka folur për vendimin e autoriteteve të Surinamit për “tërheqjen e njohjes” së pavarësisë së Kosovës, ka treguar se vendimi është marrë nga Qeveria e Surinamit më 27 tetor.
Në Serbi është prezantuar edhe një dokument ku flitet për revokimin e njohjes së pavarësisë së “Kosovës e Metohisë”.
Ndërkohë në mediat serbe është prezantuar edhe dokumenti me të cilin revokohet njohja e pavarësisë së Kosovës që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës kanë mohuar se është anuluar njohja nga Surinami duke thënë se Daçiq po shpif.
Madje ata thonë se tërheqja e njohjes as që ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.
Pra është shpifje”, ka thënë për Gazetën Express Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.Ndërkaq në notën diplomatike që Misioni Diplomatik i Surinamit i ka dërguar Misionit Diplomatik të Serbisë thuhet se ky mision “ka nderin t’ia përcjellë vendimin e Qeverisë së Republikës së Surinamit për revokimin e njohjes së Kosovës e Metohisë si një shtet i pavarur”.
Aty thuhet se për këtë vendim është njoftuar edhe MPJ e Kosovës.
Të tjera
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...