Ky është dokumenti ku i kërkohet Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 06 December 2022
Komisioni Evropian e ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.
Raporti titullohet kështu “Raporti nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”.
Ndaj kësaj kërkese të KE-së të përpiluar në Bruksel më datë 5 dhjetor të këtij viti, ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Sipas tij, është e papranueshme dhe shqetësuese që Komisioni Evropian e ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave ndaj Kosovës.
“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të fusin regjim të vizave për Kosovën! Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Klan Kosova e ka siguruar këtë raport dhe i ka përkthyer paragrafët ku dy vendet e Ballkanit Perëndimor qortohen për mosvendosje të regjimit të vizave ndaj Kosovës.
b) Sigurimi i harmonizimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Malit të Zi me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.
Mali i Zi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar politikën e saj të vizave me listën e vendeve për të cilat kërkohet viza për BE. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Mali i Zi u zhvendos më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova* vazhdojnë të përjashtohen nga kërkesat për viza për qëndrim të shkurtër. Për disa kombësi, përjashtimet janë sezonale dhe për të tjera, ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit.
b) Sigurimi i përafrimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Maqedonisë së Veriut me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në.
Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së. Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botsvana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi. Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet të cilat u kërkohet viza, duhet të shmanget. Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave dhe në përputhje me nenin 8 të Rregullores së vizave, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht veprimin e Maqedonisë së Veriut drejt harmonizimit të vizave me BE-në.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...