Lajme

Ky është dhunuesi që u fut brenda në Parlamentin e Maqedonisë dhe kishte të veshur bluzë me simbolin HOS (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 28 April 2017

Tensioni në Maqedoni ka filluar të normalizohet. Në rrjetet sociale janë shfaqur dëshmi apo imazhe të huliganit që sulmoi deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, i veshur me një bluzë që barte simbolet e ustashëve të HOS-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një anëtar dhe si organizatorë i banditëve me maska, ka komanduar ​​personat të sulmojnë Zoran Zaevin dhe deputetët e LSDM-së. Shikoni në vijim dhunuesin prej te sekonda e 49 e videos.

HOS në fillim të luftës në Kroaci u themelua nga nacionalistët e njohur ekstrem Dobroslav Paraga dhe Ante Paraxhik. Një numër i anëtarëve të HOS gjatë luftës në viteve të 90-ta kishin të veshura uniforma të zeza me këtë shenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu që kundërshtarët i kanë quajtur të paftyrë, raporton Kuriri serb.

-Advertisement-

HOS ishte gjithashtu një shkurtim për forcat e armatosura kroate në ‘NDN’, e cila u formua në vitin 1944 nga bashkimi shtëpimbrojtësit dhe të paftyrët.

Sipas burimeve, sipas Kurir, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është i lidhur me këto qarqe dhe financon lëvizje të pacipëve, siç është HOS. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera