Lajme

Ky është deputeti i Kosovës që ka 113 milionë euro pasuri

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 13 June 2018

Deputetit Ramiz Kelmendi, babai i tij nuk i ka lënë asgjë.

Kështu të paktën ka deklaruar Deputeti i Kuvendit të Kosovës në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka thënë se të gjitha tokat, shtëpitë dhe biznesin i ka ndërtuar vet.

-Advertisement-

Ndërsa sot kompania e Kelmendit “Elkos shpk” kushton afër 113 milionë euro.

Kelmendi përveç të hyrave që i ka nga ky biznes, ai ka deklaruar po ashtu dy toka dhe dy shtëpi të cilat kapin vlerën prej 275 mijë euro.

Të gjitha këto Kelmendi i ka deklaruar se i ka blerë vet dhe nuk ka asgjë të trashëguar.

Në anën tjetër Kelmendi ka deklaruar se i ka vetëm 20 mijë euro në bankë, ndërsa borxh nuk iu ka asnjërës nga bankat në vend.

Kelmendi, merr pagë prej afër 6 mijë euro në muaj përfshirë këtu pagën nga kompania Elkos dhe nga paga si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera