Lajme

Ky është deputeti i AAK’së që i pëlqeu ecja e Kurtit nëpër qytet

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 24 February 2020

Gazmend Abrashi, Deputeti i AAK’së, , e ka lëvduar kryeministrin Albin Kurti që ka ecur për të shkuar të dielën në punë.

Abrashi në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka thënë se i ka pëlqyer veprimi i kryeministrit Kurti, i cili të dielën ka ecur nëpër qytet për të shkuar në zyrën e tij.

“Besoj se ka qenë një lëvizje që mu personalisht me ka pëlqyer. Përkundër asaj që ka çuar një mesazh për mbrojtjen e ambientit dhe mu më ka pëlqyer, duhet me pas parasysh se është kryeministër dhe masat e sigurisë duhet me u implementu për kryeministër të Kosovës”, ka thënë Abrashi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera