Sport

Ky është dallimi i madh mes Kosovës dhe Ishujve Faroe në vlerat e lojtarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 10 September 2018

Kombëtarja e Kosovës sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, kundër Kombëtares së Ishujve Faroe.

‘Dardanët’ këtë sfidë do ta nisin me ide të qarta, duke kërkuar vetëm tre pikët, pas barazimit 0-0 në Azerbjaxhan në ndeshjen e xhiros së parë.

Të kërkohet fitorja ndaj Ishujve Faroe është diçka mese e drejt, kur dihet dallimi i madh mes dy kombëtareve sipas vlerave të vendosura nga ‘Transfermarkt’.

-Advertisement-

Faqja që merret me vlerat e futbollistëve, ‘Transfermarkt’, e vlerëson Kombëtaren e Kosovës 32,18 milionë euro.

Shumë më e vogël është vlera e Kombëtares së Ishujve Faroe, që vlerësohet 2,65 milionë euro.

Për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, trajneri Bernard Challandes mund të llogarisë në shërbimet e Besar Halimit, ndërsa nga kombëtarja është larguar Kastriot Dermaku, për arsye personale.

Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe që luhet sot (e hënë), fillon nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera