Sport

Ky është çmimi i veçantë që FIFA ia dhuroi Cristiano Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 17 January 2022

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, gjatë mbrëmjes së të hënës e ka mbajtur ceremoninë ‘FIFA Football Awards 2021’, ku ka zgjedhur më të mirët e vitit që lamë pas, shkruan Gazeta inFokus.

Çmimin futbollisti më i mirë për vitin 2021 shkoi për sulmuesin e Bayern Munchenit, Robert Lewandowski.

Portieri më i mirë u shpall gardiani i Chelseas, Eduart Mendy, kurse trajneri më i mirë o zgjodh Thomas Tuchell i Chelseas.

-Advertisement-

Cristiano Ronaldo nuk ishte në garë për çmimin e më të mirit, megjithatë sulmuesi i Manchester Unitedit nuk mbeti pa çmim.

Kjo pasi Ronaldo u nderua nga FIFA me një çmim të veçantë, pasi ai ka thyer rekordin si lojtari me më së shumti gola me kombëtare.

Përveç këtij çmimi sulmuesi portugez u zgjodh edhe në formacionin më të mirë të vitit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera