Sport

Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina-Flamurtari

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 27 September 2018

Prishtina dhe Flamurtari të dielën zhvillojnë duelin e 38-të zyrtar pas luftës. Dy rivalët e mëdhenj gjatë kohës sa futbolli luhej nëpër djerrina (1991-1998) dhe ku tubonte shikues më shumë se sa tani në çdo ndeshje, duket se ka rifituar sërish famën e dikurshme, shkruan Gazeta inFokus.

Dy skuadrat ndodhen në krye të tabelës, pas shumë kohësh. Flamurtari ndan pozitën e 2-të me 13 pikë, ndërsa Prishtina të 4-në me 11 pikë.

Në 37 përballjet e pasluftës, Prishtina ka 22 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje me goldallim +34, 68:34. Prishtina në 10 ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje, nga vjeshta e vitit 2009. Prishtina ka fituar 7 ndeshjet e fundit ndaj rivalit kuqezi.

-Advertisement-

Ndeshja do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve nga ora 18:45 të dielën më 30 shtator.

Çmimi i biletave:

Tribuna Lindore: 2 euro
Tribuna Veriore: 2 euro (tifozët e Flamurtarit)
Tribuna Perëndimore: 3 euro
Tribuna VIP: 10 euro

(Biletat i gjeni në diten e ndeshjes rreth stadiumit)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera