Lajme

Ky është çmimi i bluzave nga Rita Ora të cilat do të shiten në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 15 February 2018

Ja deri në cilën datë mund ta bëni porosinë

Rita Ora, këngëtare të cilën e njeh bota, do të jetë në Prishtinë për një koncert që feston përvjetorin e pavarësisë së shtetit.

Rita Ora ka dizajnuar vetë edhe disa bluza për këtë rast.

Image

Bluzat në fakt do të shiten, me çmimin prej 50 funtash. Në bluza shkruan Kosova, dhe ato janë me ngjyrë të bardhë dhe të zezë, shkruan KultPlus.

-Advertisement-

Ato janë të të gjitha madhësive ndërsa për ata që do ti blejnë, ato do të nisin të vijnë në Kosovë nga data 26 shkurt. Porositë bëhen deri me 21 shkurt.

Ajo çka i bën të veçanta është origjinaliteti i Ritës dhe kreativiteti i saj në krijimin e tyre.

“Ky është një kujtim i kësaj nate të cilën do ta kalojmë bashkë” ka shkruar Rita ku ka bashkangjitur edhe ofertën për blerje të bluzave.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera