Lajme

Ky është çifti nga Malisheva që pensionin e tyre e ndajnë për fëmijët jetim

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 17 January 2020

Pensioni të cilin marrin, Nakije Gashi e Hysni Gashi e ndajnë më fëmijët jetim të Komunës së Malishevës.

Ky çift ka vendosur që edhe atë shumë jo të madhe të pensioni të ndajnë me këta fëmije.

Për vite më radhë çifti Gashi është duke i ndihmuar këtë kategori të shoqërisë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Deri më tani për familje që kanë nevoja sociale dhe për këtë kategori të shoqërisë, i kanë ndarë 1 mijë e 350 euro.

Ndërsa përveç këtij kontribut Hysni Gashi që nga vitet e 60’ta ka qenë profesor në Gjimnazin e Malishevës.

E për këtë kontribut të tyre, kryetari i komunës , Ragim Begaj ka falënderuar për ndihëm e dhënë .

“Ju dje ishit ndër profesorët e parë që hapët dritaren e arsimit shqip në Komunën e Malishevës, sot po hapni dritaren e humanizmit, duke ndarë pensionin tuaj për familjet malishevase në nevojë e veçmas për jetimët edhe në këtë moshë të shtyrë, prandaj si ish nxënës i juaji, dhe Kryetar Komune, ju jam mirënjohës për veprën e madhe humane që po bëni për qytetarët e Malishevës”,përfundoi Begaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera