Ky është çifti më i kërkuar i momentit, u arratisën pasi i vodhën 3 personave lekët e biletave
Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 20 August 2017
Çifti nga Vora, që u shpallën në kërkim para 5 ditësh nga Policia e Tiranës, pasi u kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje që do të udhëtonte drejt Italisë, është denoncuar sërish nga dy qytetarë të tjerë.
Këtë herë në zyrat e Antikrimit Ekonomik janë paraqitur një 57-vjeçar dhe një i ri 27 vjeç, të cilëve u është refuzuar udhëtimi drejt Turqisë dhe Italisë, pasi biletat e tyre kanë rezultuar të pavlefshme.
Në rastin e parë, dy bashkëshortët, Marida Shehi 28 vjeçe e Saimir Shehi 31 vjeç, dyshohet se i kanë marrë 2500 euro shtetasit me iniciale A.C., për një udhëtim turistik drejt Antalias, në Turqi. Por, megjithëse kanë marrë paratë për rezervimin e biletës që përmbante paketa turistike, ata nuk kanë bërë pagesën pranë kompanisë së udhëtimit.
Për rrjedhojë, bileta ishte anuluar, por çifti Shehi nuk e kanë vënë në dijeni klientin e tyre, i cili e ka mësuar mashtrimin vetëm pasi ka shkuar në Aeroportin e Rinasit që të nisej për udhëtim drejt Italisë. Në këtë moment i është komunikuar që bileta e tij e udhëtimit ishte e pavlefshme dhe nuk mund të fluturonte drejt Turqisë. Rasti tjetër është i 27-vjeçarit me iniciale F.K., i cili po ashtu nuk ka arritur të udhëtojë drejt Italisë, pasi bileta e tij rezultoi e pavlefshme në Aeroportin “Nënë Tereza”.
MASHTRIMET
Bashkëshortët Saimir e Marida Shehi vijojnë të jenë në kërkim nga Policia që prej datës 15 gusht, kur u denoncuan për mashtrim nga një familje. Ata dyshohet se i kanë shitur 5 bileta një familjeje, të cilat pas verifikimit kanë rezultuar të pavlefshme. Ngjarja është denoncuar nga një 48-vjeçar, i cili kishte bërë rezervimin e biletave rreth 3 javë më parë, por pasi është nisur për në udhëtim bashkë me të shoqen e tre fëmijët, është kthyer mbrapsht për shkak se asnjëra prej tyre nuk ishte e vlefshme.
I dëmtuari fillimisht është paraqitur vetë në zyrën e përshtatur si agjenci turistike në Vorë, në pronë- si të bashkëshortëve, por e ka gjetur të mbyllur. Ndërsa asnjë nga numrat e telefonit që kishte për të kontaktuar me ta, nuk dilte i disponueshëm. Në këto rrethana, 48-vjeçari L.Gj. është paraqitur në Komisariatin e Vorës ku ka denoncuar mashtrimin që i ishte bërë nga çifti. Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa as patrulla që është paraqitur në adresën e supozuar ku ndodhej agjencia turistike, nuk ka arritur të gjejë dy të dyshuarit
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...