Ky është bordi i ri i SHSKUK-së
Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 28 March 2020
Ministria e Shëndetësisë njofton se sot u emërua Bordi i ri i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëjë me dije se prej sot bordi deri tani jo funksional, prej këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës është plotësisht funksional dhe do t’i dalë në ballë sfidës më të jashtëzakonshme që e ka Shërbimi ynë spitalor.
“Për dijeni tuaj të nderuar qytetarë, me rënien e Qeverisë paraprake, bordi pati mbetur jo-funksional, pa kuorum, për shkak të largimit të disa prej anëtarëve”.
“Në kohën kur bota po ballafaqohet me një pandemi të rrezikshme siç është Koronavirusi dhe rrjedhimisht edhe Kosova, për Ministrinë e Shëndetësisë është shumë e rëndësishme që SHSKUK si ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore dytësore dhe tretësore në vend, të jetë funksional dhe në shërbim karshi situatës së krijuar”.
“Ju njoftojmë po ashtu se prof. Dr. Naser Ramadani, vazhdon të jetë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili bashkë me kolegët janë 24/24 në krye të detyrës”.
“Koordinimi me MSh-në si autoriteti më i lartë shëndetësor në vend dhe me nivelet e tjera të kujdesit shëndetësor ka qenë i shkëlqyer edhe falë punës dhe angazhimit të IKSHPK-së”.
“Me propozimin e Prof. Ramadanit dhe pëlqimin e tij, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi, mikrobiolog, i cili është përgjegjës për testimit me RT-PCR të mostrave të mbledhura për testim në COVID-19”.
“Sa i përket Bordit të ri të SHSKUK-së, delegimi i anëtarëve të këtij bordi, është bërë sipas legjislacionit në fuqi, duke respektuar të gjitha normat e parapara dhe mbi të gjitha duke marrë parasysh misionin e madh të cilin e bartin këta profesionistë shëndetësorë në këto rrethana”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...