Sport

Ky është boksieri i tmerrshëm që po e pret Anthony Joshuan

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 02 May 2017

Boksieri Deontay Wilder, ka kërkuar një “mega meç” kundër Anthony Joshuas, pasi që e ka shikuar fitoren dramatike të britanikut për titullin kampion bote kundër Wladimir Klitschko në Wembley.

Kampioni i WBC-së e ka studiuar rivalin e tij jashtë ringut, teksa Joshua i mbijetoi një nokauti në rundin e gjashtë për ta mposhtur Klitschkon me nokaut në rundin e 11-të.

Gjatë karrierës, 31 vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje, që të gjitha fitore, 37 prej tyre me nokaut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera