Lajme

Ky është aeroporti më i ngarkuar në botë

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 25 March 2019

Më shumë se 107 milionë pasagjerë fluturuan nga Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport vitin që shkoi, duke e bërë atë aeroportin më të zënë në botë për vitin e 21 me rradhë, shkruan CNN.

Atlanta gjithashtu pësoi rritje me 3.3 % në trafikun e pasagjerëve, gjithnjë sipas raportit të trafikut ajror nga Airports Council International, që u lëshua me datën 13 mars.

Globalisht, trafiku me pasagjerë u rrit në 8.8 miliard vitin që shkoi, një rritje prej 6%, ndërsa dërgesat e mallrave u rriten me 3.3%.

-Advertisement-

Trafiku i pasagjerëve në 20 aeroportet më të ngarkuara u rrit me 4.7% në 2018 me një shifër prej 1.5 miliard pasagjerëve që udhëtojnë prej këtyre aeroporteve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera