Lajme

Ky është 80-vjeçari që ua paguan shkollën fëmijëve të punëtorëve

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 06 February 2019

“Nuk dua të vdes me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë”

Kjo është arsyeja që ka shtyrë, 80-vjeçarin Vinicio Bulla, një biznesmen nga Caltrano, të ofroj mbështetje për shkollim të fëmijëve të punëtorëve të tij.

Ai zotëron kompaninë “Rivit Spa” që prodhon çelik special i cili përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.

-Advertisement-

Ka rreth 150 punëtorë në kompani të cilëve u ka ofruar mbështetje për shkollimin e fëmijëve. Me një vendim të tij, pasuria është ngrirë në bankë.

Ai dhuron 3 mijë euro për adoptimin e një fëmije nga punëtorët e tij ndërsa paguan 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij qofshin në çerdhe, kopsht apo universitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera