Lajme

Ky është 77-vjeçari që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 20 March 2023

Mbrëmë u raportua për një rast të vdekjes që ka ndodhur në një motel te Tranziti i Vjetër në Prizren, ku një burrë i moshuar u gjet pa shenja jete.

Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut. Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e rastit të fundit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Jashar Jahajn, 77-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

Në vendngjarje ka intervenuar edhe Policia, ku janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh në plotni atë që ka ndodhur brenda motelit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij.”

Policia jep detaje për 77-vjeçarin që u gjet i vdekur në një motel në Prizren

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera