Lajme

Ky është 52-vjeçari që dyshohet se u vra nga dhëndri i tij në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 29 November 2023

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku një person është therur me thikë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Burimet e Gazetes brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Ali Kosova, 52-vjeçar.

Kosova u dërgua në gjendje te rëndë në QKUK, ku humbi jetën.

-Advertisement-

Të njëjtat burime njoftuan se i dyshuar është dhëndri i viktimës.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera