Lajme

Ky është 22-vjeçari që u vra sonte në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 08 November 2021

Qyteti i Gjilanit është tronditur mbrëmjes e së hënës, ngase pas gjuajtës me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi, i cili ka thënë se gjendja e të plagosurit është e rendë.

“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)”, tha nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi.

-Advertisement-

Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, i cili ka thënë se viktima, Egzon Rafuna, ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

Gazeta ka siguruar një fotografi të të ndjerit, Egzon Rafuna, që është 22 vjeç./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera