Fun & Video

Ky është 2-vjeçari që luan me gjarpërinjtë sikur të ishin lodra (FOTO/VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 10 July 2017

Është vetëm 2 vjeç dhe mund të kapi një gjarpër apo të luajë me të, sikur ai të ishte një lodër.

Jensen Harrison nga Australi ka befasuar shumë njerëz anë e mbanë botës të cilët kanë parë videon kur ai mund të prekë dhe të mbajë një gjarpër pa u frikësuar.

Harrison është fëmija i dy prindërve të cilët prej vitesh janë marrë me gjarpërinjtë.

-Advertisement-

Prindërit e 2- vjeçarit, Toni dhe Brooke thonë se fëmija i tyre është rritur me të gjitha llojet e zvarranikëve, si të mëdhenj e të vegjël.

“Çdo ditë ai është i rrethuar nga gjarpërinj në një mënyrë ose në një tjetër”, ka thënë babai i vogëlushit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera