Lajme

Ky është 19 vjeçari që u vra me thikë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 26 January 2020

Një 19 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë, shkruan gazeta inFokus.

Policia e Kosovës e cila e konfirmoi rastin tha se viktima ka pësuar lëndime në një rast përleshje në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshuar ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë H.S, i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S i lindur në vitin 1994.

Viktima është E.K ndërsa mediat lokale tashmë kanë publikuar edhe fotografinë e tij.

-Advertisement-

Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera