Lajme

Ky drejtor i paguan më shumë punëtorët të cilët udhëtojnë me biçikletë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 09 March 2018

Një kompani në Zelandën e Re u ka dhuruar punëtorëve para të gatshme nëse fillojnë të udhëtojnë për në punë me biçikletë.

Punëtorët të cilët udhëtojnë me biçikletë marrin nga 5 dollarë në ditë, transmeton gazetametro.net

Në rast që vazhdojnë këtë rutinë për 6 muaj, kjo shumë do të rritet në 10 dollarë, ndërsa e gjithë shuma do të ju jepet si bonus në fundvit.

-Advertisement-

“Kam menduar  një kohë të gjatë se si ta fus në përdorim më shumë biçikletën tek popullata, sepse unë jam adhurues i madh i saj. Parat duket se janë shtytës të vërtetë”, Ka thënë Tim Chesney nga agjensioni i marketingut “Make Colective”.

Chesney thotë se disa punonjës ishin të pavendosur në fillim sepse firma nuk kishte një banjë  ku mund të bënin dush, por oferta ishte shumë e mirë për t’u refuzuar dhe u bashkua me pesë nga gjashtë punonjës.

Një nga punonjësit, Elliott Gilmore, tha se rimëkëmbja e makinës është pjesa më e vështirë, por që ngasja me biçikletë është më e mirë për shëndetin e tij se sa ushtrimi në palestër.

“Tani për tani është duke ecur shkëlqyeshëm kjo iniciative, kaloj nga parku, shoh se si njerëzit po i ushqejnë rosat, lexojnë libra , gjë që dallon shumë nga pritja në semaforë”, thotë njëri nga punonjësit.

Christchurch është qyteti ku gjendet kjo kompani dhe ka më shumë biçikleta se çdo qytet tjetër në Zelandën e Re. Ka 13 rrugë për biçikleta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera