Lajme

Ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 29 October 2020

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi jonë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, shkrun Gazeta Infokus.

“Mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ka bërë të ditur se në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera