Lajme

Ky do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 17 November 2020

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera