Sport

Ky do të jetë kapiteni i Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 14 October 2020

Greqia dhe Kosova takohen pas pak në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin olimpik në Athinë.

Para pak minutave të dy kombëtarët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballje.

-Advertisement-

Formacioni zyrtar i Kosovës: Aro Muric, Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada, Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti, Florent Hadergjonaj, Florian Loshaj, Herolind Shala, Bersant Celina, Benjamin Kololli dhe Lirim Kastrati.

Në mungesë të Samir Ujkanit, Hekuran Kryeziut, Amir Rrahmanit e Valon Berishës kapiten i sontem i Kosovës është mesfushori, Herolind Shala./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera