Lajme

Ky do të jetë kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga LDK

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 15 February 2020

Nexhmi Rudari do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës së Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, vetë Rudari.

“Po, është e vërtetë. Sot në orën 11:00, është mbledhë kryesia e degës dhe është vendos që unë të jem kandidat”, ka thënë Rudari për Express.

-Advertisement-

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen më 15 mars 2020./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera