Lajme

Ky do të jet moti javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 10 April 2021

Në fillim të javës temperaturat shënojnë rritje, por që do të ketë më shumë intervale me vransira. Ditën e martë me mundësi për riga lokale shiu.

Në fillim të javës temperaturat shënojnë rritje, por që do të ketë më shumë intervale me vransira. Ditën e martë me mundësi për riga lokale shiu.

E ditën e mërkurë pritet rënie e temperaturave si dhe të reshura shiu, ku orëve të mëngjesit mund të përzien edhe me borë pranë viseve kodrinoro-malore. Sipas parashikimeve të fundit, edhe në pjesën e dytë të javës temperaturat mbeten më të ulëta, ku do të ketë vransira, ditën e enjte mundësi për riga lokale shiu.

-Advertisement-

Edhe në ditët e fundjavës cilësia e ajrit mbetet në vlera mesatare dhe të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes mund të kaloj në vlera të dobëta.
10.04 – Kryesisht me diell. Ditën me vransira kalimtare.
11.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Gjatë ditës vransira të pakta kalimtare.
12.04 – Ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
13.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
14.04 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me shi. Orëve të mëngjesit përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore.
Temperaturat minimale shënojnë rritje në vlera pozitive në fundjavë, e deri të martën edhe në 6C. Maksimalet ditën e diel rriten në 17C, e të hënën e të martën edhe deri në 20C. Të mërkurën pësojnë rënie në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-6m/s.
Shtypja atmosferike ka shënuar rritje mbi vlera normale, e ditëve të ardhshme me tendencë të rënies.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera