Lajme

Ky deputet i PDK-së kërkon urgjentisht nga qeveria Kurti shfuqizimin e masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 03 February 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, edhe një herë ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ti shfuqizoj masat kufizuese kundër koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto masa kanë qenë joefektive në parandalimin e virusit.

Tuje ai ka hedhur akuza drejt qeverisë, duke thënë se kanë treguar paaftësi në menaxhimin e pandemisë.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë të deputetit të PDK-së.

Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.

Çfarë masa janë këto, kur përsonat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?!

Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë.

Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.

Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.

Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekëshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal.

Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera