Lajme

Ky aktor e mbron Shefin e Kabinetit të Kurtit kundër serialit “Çka ka shpija”

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 26 May 2020

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Luan Dalipi, ka akuzuar serialin “Çka ka shpija”, i cili transmetohet në televizionin publik.

Kjo, për siç thotë Dalipi për sjellje degjeneruese, shkruan gazeta inFokus.

“Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium”, ka thënë Dalipi.

-Advertisement-

Kjo gjë nxiti debat e reagime, ku kundër Dalipit e në mbrojtje të aktorit Naser Rafuna dhe serialit “Çka ka shpija”, reaguan dolën edhe politikan e aktor, shkruan gazeta inFokus.

Por, në krah të Shefit të Kabinetit të Kurtit, e kundër serialit “Çka ka shpija”, ka dalë një aktor tjetër.

Aktori Avni Dalipi, ka pëlqyer statusin ku kritikohet seriali për sjellje degjeneruese, e cilësohet si serial pa shije, pa kretativitet e pa elemente edukuese./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera